Bashkia me “letra”, Xhaferaj nga terreni: Rasti i denoncuar nga “Abc News” ndez akuzat në Durrës

schedule17:53 - 31 Gusht, 2020

schedule 17:53 - 31 Gusht, 2020

Rasti i familjes Përgega në Porto Romano, e cila gjendet në qiell të hapur pas tërmetit, është bërë shkak një përplasje të fortë mes bashkisë së qytetit dhe Partisë Demokratike.

Më herët, kreu i PD-së së Durrësit denoncoi gjendjen e familjes së Vera Përgegës, të cilës tërmeti i nëntorit ia bëri të pabanueshme ndërtesën. Por, problemet sapo kishin filluar për familjen në fjalë. Siç denoncon Xhaferaj, bashkia vonoi procedurat ndaj familjes duke e lënë deri më tani në qiell të hapur.

Familja kishte marrë një fond prej 500 000 lekësh si formë dëmshpërblimi për të restauruar banesën e dëmtuar nga tërmeti, por pasi filluan punimet, shtëpisë iu prish soleta.

Lexo edhe: Dëmet nga tërmeti: Familjes Pregegaj i shembet tarraca gjatë riparimeve, kërkojnë ekspertizë të dytë

Përballë këtyre kushteve, PD e Durrësit denoncio situatën duke kërkuar vëmendje ndaj familjes në fjalë.

Fill pas denoncimit të demokratëve, reagoi Bashkia Durrës, e cila theksoi se familja në fjalë ka marrë ndihma nga autoritetet duke listuar edhe rastet kur i është dhënë diçka.

Bashkia është kujdesur që të theksojë se zonja në fjalë e ka emrin “Dile” dhe jo “Vera” siç denoncuan demokratët.

Por, në një përgjigje të para pak minutave, kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj bëri ironi me bashkinë duke thënë: Përmendni pa turp emrin në Gjendje Civile të Verës, duke vërtetuar se qytetarët peër ju janë veç numra e jo individë. Po të njihnit problemet e Verës, do të dinit edhe se ky është emri me të cilin e njeh i gjithë komuniteti.

Reagimi i plotë i bashkisë Durrës

Bashkia e Durrësit kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me rastin e znj. Vera Përgega në Porto Romano e cila në bashkëbisedim me kreun e PD-së Xhaferraj ankohet për indiferencën e Bashkisë së Durrësit ndaj saj.

Fillimisht duhet të sqarojmë opinionin se personi me të cilin ka biseduar kreu i PD-së Xhaferraj nuk quhet Vera Përgega por emri i zonjës në fjalë është Dilë Përgegaj siç figuron në kartën e saj të identitetit dhe në gjendjen civile. Duket sa i shqetësuar është Xhaferraj për këtë zonjë të cilës nuk i di as emrin.

Lidhur me indifirencën e bashkisë ndaj saj, e vërteta është krejt ndryshe. Znj.Përgegaj është asistuar disa herë nga Bashkia e Durrësit, kryetarja e njësisë administrative përkatëse dhe punonjësit e kësaj njësie.

Znj.Përgegaj i është dërguar një konteiner i posaçëm banimi krejtësisht i kompletuar ku ajo dhe familja e saj qëndrojnë derisa të riparojnë shtëpinë. Shumë herë kjo zonjë ka përfituar ndihma të shumta ushqimore nga Bashkia e Durrësit.

Po kështu znj.Përgegaj ka përfituar ndihmë financiare edhe nga komuna e Moncalvos në Itali. Nënkryetari i Bashkisë së Moncalvos në Itali, Andrea Giroldo, me anë të një emaili zyrtar të datës 4 shkurt 2020 njofton bashkinë e Durrësit se komuna e tij ka mbledhur disa fonde për ti shpërndarë në tre familje në nevojë që jetojnë jashtë shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.

Pala italiane kërkon nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri që të gjejë tre familje në nevojë si dhe të shoqërojë nënkryetarin e Bashkisë së Moncalvos në Itali, Andrea Giroldo, në këto familje për tu dhënë ndihmat. Nga ana e bashkisë së Durrësit u evidentuan tre familje në nevojë që ishin Dilë Përgegaj, Violanda Gjergji dhe Zef Bala. Ka qenë vetë nënkryetari i bashkisë së Moncalvos, Andrea Giroldo i cili në datën 8 shkurt ka mbërritur në Durrës dhe fillimisht është pritur në takim nga nënkryetari i Bashkisë së Durrësit Florian Tahiri i cili e ka falenderuar homologun italian për ndihmën. Më pas nënkryetari Tahiri dhe homologu i tij italian kanë shkuar në tre familjet e evidentuara ku nënkryetari i bashkisë Moncalvo i ka dorëzuar nga 1100 euro secilës prej këtyre tre familjeve dhe në foto duket qartë znj.Përgega që merr këtë ndihmë nga z.Giroldo.

Po kështu grupi i inxhinierëve në terren e ka përcaktuar dëmtimin e kësaj shtëpie DS3 dhe znj. Përgegaj ka aplikuar dhe ka përfituar 500.000 lekë të reja nga granti i rikonstruksionit.

Pra znj.Përgegaj ka qenë gjithmonë në vëmendjen kryesore të Bashkisë së Durrësit si një familje në nevojë që ka përfituar ndihma ushqimore e financiare madje i është dhënë edhe konteineri i banimit me të gjitha kushtet për të jetuar derisa të rikonstruktohet shtëpia e saj.

Por problemi qëndron se znj.Përgegaj i ka filluar punimet e rikonstruksionit pa njoftuar as në njësinë administrative përkatëse dhe as në Bashki që do të kryejë punime si dhe nuk ka aplikuar për të marrë lejen përkatëse ndërkohë që përkrahet në paligjshmërinë e saj edhe nga vetë kreu i opozitës në Durrës.

Nëse do të ishin zbatuar të gjithë hapat ligjorë atëherë do të vërtetohej që granti i rikonstruksionit që znj. Përgegaj ka përfituar do të ishte plotësisht i mjaftueshëm për riparimin e shtëpisë së saj. Ftojmë të gjithë të interesuarit të drejtohen në Bashki për të verifikuar me transparencë të plotë të gjithë dokumentacionin përkatës.

Reagimi i Ferdinand Xhaferajt

Bashkia le Durrsaket pa shtepi e pa dinjitet

Bashkia pa kryetar e Durrresit, ne vend te zgjidhe problemet akute te qindra qytetareve, te neglizhuara qe nga termeti i 26 Nentorit, shkruan novela per PD-ne. Do ju ftoja, pike se pari, te riktheni vemendjen karshi atyre qe vertete kane rendesi, perkatesisht qytetaret e Durresit.

Permendni pa turp emrin ne gjendje civile te Veres, duke vertetuar se qytetaret per ju jane vec numra e jo individe. Po te njihnit problemet e Veres, do te dinit edhe se ky eshte emri me te cilin e njeh i gjithe komuniteti. Po te dinit kush eshte Vera, do te dinit se shtepia e saj nuk ka nevoje per riparim por per rindertim te mirefillte. Po te mos e shikonit Veren thjesht si numer, do ta dinit edhe se shuma prej 500 000 lekesh dukshem nuk mjafton per ta bere ndertesen e rrenuar nje shtepi te sigurte dhe te jetueshme.

Duke trajtuar ndihmen e Bashkise si lemoshe e jo si detyrim, keni vonuar pergjigjet per qytetaret per me shume se 9 muaj. Duke lene korrupsionin te penetroje edhe fondet e termetit, keni ndryshuar gjendjen e vertete te shume ndertesave duke alokuar me pak fonde sec eshte nevoja per te gjithe ata qe nuk jane ne gjendje te paguajne zyrtaret e korruptuar. Termeti u mori disa Durrsakeve si Vera shtepine, por ju po i merrni edhe dinjitetin… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!