Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sulmin me thikë ndaj infermieres në spitalin “Attica” të Athinës nga një i shtruar me origjinë shqiptare.
Ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pas sulmit, 59-vjeçari shqiptar Petro Ccako u hodh nga kati i katërt i spitalit duke gjetur vdekjen, raporton abcnews.al.
“Luftova për jetën time. Për pak ai më preu damarin e qafës“, mësohet t’i ketë thënë ajo kolegëve menjëherë pas sulmit sipas mediave greke.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë në spitalin e “Attica-s” në Greqi, e cila ka tronditur edhe stafin.
Bashkëshorti i infermierës, i cili është mjek në të njëjtin spital ndodhet në gjendje shoku, ndërsa policia është duke hetuar për shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë. /abcnews.al