Qazim Laçi, mesfushori dibran që luan në Francë me Ajaccio, është ftuar për herë të parë në kombëtare dhe për këtë ndihet mirë. 24-vjeçari e pranon se konkurrenca është e madhe, ndërkohë që thekson se është krenari e madhe për të që të veshë fanellën kuqezi.
“Shumë konkurrencë për të ardhur në kombëtare. Niveli është rritur, pasi ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Luftohet për një vend. E njoh ekipin, e kam parë këto kohë. Me disa kam luajtur me Shqipërinë U21 dhe e di si është konkurrenca.
“Do ishte krenari të luaj me Shqipërinë. Ka vite që e pres. Do ishte ndjenjë e mirë për mua. Kam luajtur me moshat dhe do ishte akoma më mirë të luaja me ekipin A. Kombëtarja të ndihmon shumë. E thashë që do të jetë krenari që të jem pjesë e këtij ekipi edhe në vijim. Me rëndësi është të marrim rezultate pozitive në vazhdim”.
“Ajaccio në Ligue 2? Nuk ishte diçka e mirë për ne, mund të ngjiteshim në Ligue 1. Federata franceze e anuloi kampionatin dhe nuk u ngjitëm në fund. Kishim shanse të ngjiteshim. Objektivi im është të luaj në elitë. Mundohem të arrij sa më lart”. /abcnews.al

