Pësoi aksident, aktorja e njohur turke i nënshtrohet operacionit të vështirë

schedule11:12 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:12 - 31 Gusht, 2020

Aktorja turke Bensu Soral e cila në Shqipëri njihet si “Melek” nga seriali i “Infiltruari” i është nënshtruar një operacioni.

Ajo ka pësuar një aksident gjatë pushimeve të saj në Gocek, ku ndodhej me bashkëshortin e saj, Hakan Bas.

Bensu Soral ka operuar shpatullën dhe ka postuar në Instagram një foto pas operacionit duke informuar fansat se është mirë me shëndet.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që u shqetësuan dhe më pyetën. Kam bërë një operacion të vogël në shpatull pas një dëmtimi. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, tani jam më mirë”, ka shkruar aktorja krah fotos ku shfaqet duke u relaksuar në shtëpi me qenin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!