“Nuk ndanim të njëjtat ide”, Margariti rrëfen debatet me Maks Velon në ditën e tij të lindjes

schedule10:52 - 31 Gusht, 2020

schedule 10:52 - 31 Gusht, 2020

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka kujtuar në ditën e tij të lindjes piktorin dhe arkitektin Maks Velo, i cili u nda nga jeta pak kohë më parë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo shprehet se i duket sikur të ishte dje, kur debatonin për shqetësime të ditës.

Sipas Margaritit, shpesh nuk ndanin të njëjtat ide, por edhe ishte kënaqësi ta dëgjoje Velon se si fliste plot energji, pasion e dashuri.
Ndër të tjera, ajo thotë se piktori iku nga kjo jetë jo me pak brenga, me plagën e diktaturës së shpirt, por ndoshta edhe me çlirimin, që ai në një farë mënyre e kreu misionin e vet.

Postimi i plotë:

Sot duhet të mbushte 85 vjeç. Ishte e çuditshme se si koha dukej të ishte ndalur tek ai dhe vitesh kishte krijuar imazhin e njeriut pa moshë. Duket si të ishte dje, kur debatonim për shqetësime të ditës. Shpesh nuk ndanim të njëjtat ide, por edhe atëherë ishte një kënaqësi ta dëgjoje Maksin se si fliste plot energji, pasion e dashuri.
Maks Velo ishte një nga dashuruesit e mëdhenj të artit dhe të dijes. Kurrë nuk u lodh duke vizituar muze, ekspozita, por edhe duke hedhur në letër kujtimet e tij, një pjesë e së cilave i takojnë kujtesës kombëtare. Maks Velo iku nga kjo jetë jo me pak brenga, me plagën e diktaturës së shpirt, por ndoshta edhe me çlirimin, që ai në një farë mënyre e kreu misionin e vet.
Për hir të fjalës së lirë dhe së bukurës nuk bëri pakte, asnjëherë, në asnjë kohë dhe sot mbetet shembulli i artistit dhe intelektualit të lirë./abcnews.al

https://www.facebook.com/MargaritiElva/photos/a.2273099816266951/2715266175383644/?type=3&theater