Me hapjen e shkollave për kategoritë e nxënësve që nuk mundën të ndjekin mësimin online gjatë periudhës së karantinës. ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa udhëzime për parandalimin e Covid-19.
MSH liston këshillat që kanë të bëjnë me ruajtjen e distancës në hyrje e dalje, në korridore, brenda klasës apo edhe në ambiente të tjera.
“Për të parandaluar përhapjen e Covid 19 është shumë e rëndësishme që në klasa të ruhet distanca prej 1,5 metër”
Nxënës, ruani distancimin fizik 1.5 metra kur:
-Hyni e dilni nga shkolla;
-Lëvizni në korridore;
-Brenda në klasë;
-Ambiente të tjera në shkollë (laboratorë, palestra).
Sipas MASR mësimi në të gjitha shkollat e vendit do të nisë në datë 14 shtator sipas një protokolli strikt./abcnews.al
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/photos/a.486584464785969/3028619690582421/?type=3&theater