Nesër në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, do të hidhet shorti për raundin e dytë të UEFA Europa League, ku ekipet e mëdha dhe të njohura, janë shtuar. Mjafton të shikojmë grupin e Laçit, që është në grupin 7.
Në këtë grup, kurbinasit mund të kenë rivalë tre ekipe të mëdha: Tottenham Hotspur, Hapoel Beer Sheva dhe ekipin ukrainas Kolos Kovalivka. Ndërsa Teuta, është në grupin numër 4.
“Djemtë e Detit” mund të përballen me Granadan, ekipin e La Liga, Steaua Bucurest dhe Apollon. Ndërsa Kukësi, është në grupin 10, ku mund të përballet me Wolfsburg, Hajduk Split, por dhe me ekipin e Zrjinski./abcnews.al
Grupi 4
Granada
Apollon Limassol
FC Steaua Bukuresht
OFI Crete
Teuta
Backa Topola
Grupi 7
Tottenham
Hapoel Beer Sheva
Kolos Kovalivka
Aris
KF Laçi
Lok. Plovdiv
Grupi 10
Zrinjski
Wolfsburg
Hajduk Split
Kukësi
Olimpija Ljubjana
Renova