Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda, ka shënuar një supergol në takimin kundër Dinamo Zagreb. Futbollisti kuqezi i Osijek shënoi golin e barazimit në minutën e 48-të.
Një krosim vjen nga e djathta dhe Grezda ndodhet në vendin e duhur e në kohën e duhur, për të shënuar një supergol me të djathtën. Ky gol, është i pari për sulmuesi kuqezi në këtë kampionat të ri 2020-21 në Kroaci./abcnews.al
HNL Kroaci, java 3
Dinamo Zagreb – Osijek 1-1
Igos Silva (ag) 3’ / Grezda 48’