Të korrësh farën që mbjell jo gjithmonë është e thënë. Tokat e Maqellarës e vërtetojnë këtë nga viti në vit.
Mungesa e rrjetit vaditës ka lënë rreth 1900 hektarë tokë e cilësuar dikur si “Myzeqeja” e Dibrës, djerrë.
Prej asaj kohe disa fermerë mundohen të kultivojnë vetëm disa kultura bujqësore.
“Unë kam bërë këtë hudhrën, veç mundit tim. 70 metër kumb mbledh. Me shkon më shumë 30 mijë leke. Më mirë e marr dy mijë lek e të kem ujë të bollshën”, shprehet një banor.
Ankohen se nuk mbështet nga shteti.
“Se vrasin mendjen për subvencionve. Jemi në mëshirë të fatit”, thotë ai.
Por kjo situatë është përkeqësuar vitet e fundit. Specialistët tregojnë se fusha e Maqellarës dikur kishte disa alternativa për marrjen e ujit për vaditje.
“Maqellara ka pasur marrë ujë prej pompave të Drinit edhe nga liqeni i Bllacës’, thotë një agronom i zonës.
Por cila është zgjedhja?
“Zgjidhja përfundimtare te ndërhyje shteti për këto dy rezervuare. Dhe një burim tjetër mbase bëhet për Maqedoninë. Ka burime që mund të bëjë. Shteti duhet të investojë, subvencionojë, Liqenet e vogla të pastrohen sepse fshati nuk e përballon dot”, thotë agronomi.
Vit pas vitit fermerëve në këto zona i është premtuar edhe një kanal që do të merrte ujin nga Radika e Maqedonisë së Veriut, por kjo marrëveshje ndërshtetërore kërkon kohë për tu realizuar. /abcnews.al