Pala greke mbyll sportelet, sërish radhë automjetesh në Kapshticës

schedule08:17 - 30 Gusht, 2020

schedule 08:17 - 30 Gusht, 2020

Mëngjesin e kësaj të diele shqiptarët e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë kaluar në anën tjetër te kufirit së bashku me një pjesë të qytetarëve të mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm,duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.

Ndërkohë, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojë të bllokuar në këtë pikë të kalimit ndërsa janë formuar radhë të gjata automjetesh dhe grumbullime qytetarësh.

Po ashtu, janë ngritur 2 postblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar.

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë:

“Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!” /abcnews.al/