Kufiri detar, Vasili: Pasuritë nënujore të Shqipërisë janë të gatshëm t’i falin e kthejnë në private

schedule10:28 - 29 Gusht, 2020

schedule 10:28 - 29 Gusht, 2020

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë të shtunë ka reaguar në lidhje me debatin e fundit për kufirin detar me Greqinë.

Vasili përmes një postimi në Facebook, e etiketon kreun e qeverisë si një “Esat Pashë” të shekullit të 21, Vasili shkruan se ai ngjan me të parin vetëm nga pasioni i shfrenuar për tradhtinë.

“Ky Esatuci i ri që nuk se çfarë t’i bëjë tokës i është versulur detit,” shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Esat Pasha, Edi Rama dhe tradhetia ne mes!

Rishfaqja e nje Esat Pashe ne shekullin e 21 eshte patjeter lajm i keq per shqiptaret.

Por nuk eshte nje lajm i frikshem.

Edi Rama apo kopja e ç’ngjyrosur e Esat Pashes ngjan me te parin vetem nga pasioni i çfrenuar per tradhetine.

Ky Esatuci i ri qe nuk se çfare t’i beje tokes i eshte versulur detit.

Pasurite nenujore te Shqiperise jane te gatshem t’i falin dhe t’i kthejne ne pasuri private,ne llogari of shoresh etj.

Shqiperia ka qene shume e dobet, e percare dhe pa perkrahje ne koherat e Esat Pashes e megjithate e gjeti nje Avni Rustem, qe foli ne emer te gjithe shqiptareve.

Ndaj Esatuci i ri sot nuk tremb njeri, sepse sido qe te jete ka gjithmone nje Avni Rustem sypafjetur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!