Një burrë nga Tampa në SHBA, i dënuar për vrasje dhe përdhunim është liruar nga burgu pas 37 vitesh. Robert DuBoise, 55 vjeç, u la i lirë pas një hetimi 11-mujor.
“Jam kaq i lumtur që u riktheva në shtëpi me familjen time,” tha ai. “Është një ditë e bukur”, theksoi ai.
Gjëja e parë që DuBoise bëri pasi doli nga burgu, ishte të përqafonte nënën e tij, Myra dhe motrën, Harriett. Susan Friedman, avokate, tha se mocioni i lirimit ishte si “zgjimi nga një makth” për DuBoise.
“Sigurisht ky është një moment që ai dhe familja e tij kanë pritur për gati 37 vite,” tha Friedman.
Gjatë një seance gjyqësore të mërkurën, gjykatësi miratoi vendimin për të liruar DuBoise. Provat e ADN-së që çuan në lirimin e DuBoise identifikuan dy burra të tjerë për vrasjen dhe përdhunimin e Barbara Grams, sipas zyrtarëve. DuBoise në fillim u dënua me vdekje, por më vonë gjykata ndryshoi vendimin duke e dënuar me burgim të përjetshëm./abcnews.al