Disa fotografi të Brad Pitt ku shfaqej bashkë me modelen Nicole Poturalski në një aeroport të Francës bënë xhiron e mediave të huaja. Së fundmi, Daily Mail ka publikuar disa detaje se si është njohur dyshja, ku shkruan se Pitt u takua me modelen në restorantin e burrit të saj në Berlin, në gusht të 2019-ës.
Aktori u njoh me pronarin e restorantit, Roland Mary, 68-vjeç në vitin 2009 kur po xhironte filmin “Quentin Tarantino, Inglorious Basterds. Ai u rikthye në këtë restorant 10 vite më pas për promovimin e filmit Tarantino, Once Upon A Time in Hollywood, ku edhe u njoh me modelen.
Disa javë më vonë pas njohjes me Pitt, Nicole udhëtoi për në Los Angeles për realizimin e një seti fotografik, ku dhe u takua me Pitt. Dyshja u fotografua më vonë së bashku në një koncert të Kanye West. Brad Pitt dhe Nicole Poturalski raportohet se po shijon romancën e dashurisë prej një viti tashmë, ndërsa aktualisht ndodhen me pushime në jug të Francës.
Mail Online shkruan se Poturalski është ende e martuar me 68 vjeçarin, më të cilin ka edhe një djalë. “Roland është një njeri shumë filozofik. Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi. Ata janë ende të martuar, por mund ta konsideroni marrëdhënien e tyre si një “martesë të hapur.”, tha një mik i modeles. /abcnews.al/