Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar sërish në lidhje me debatet më të fundit për zgjerimin e kufirit detar të Greqisë.
Braçe përmes një postimi në Instagram thekson se deti është shitur fillimisht nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Zëvendëskryeministri në reagimin e tij ka publikuar një kronikë të 11 vjetëve më parë kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Asgje nuk harrohet;
Keshtu u shit deti duke qeshur!
Te paturp atekohe, edhe me te paturp sot!
Deshmia eshte e Zeri i Amerikes;
Degjoni c’thote:
Per permbajtjen e saj (marreveshjes), ate qe Shqiperia ka lene ose ka marre,
U mbajt nje heshtje e plote, madje nuk u fol as ne perfundim te takimeve!
Pra hem dorezuan territorin shqiptar ne gjiun e Sarandes, hem heshten para, kur firmos e pasi vulosen “marreveshjen”;
Poshteruan nje vend, nje popull duke i mohuar edhe gjene me normale kudo ne bote, njohjen me “marreveshjen” e tyre!
Ishte lulzim Basha dhe deshmitar mbi te, Sali Berisha!
Lulzim Basha ishte minister i Jashtem;
Lulzim Basha eshte sot kryetar i PD dhe kerkon te rikthehet ne pushtet si nje virgjereshe;
Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur!
Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!
Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe
Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes!
Lulzim Basha ben sot gangsterin e burgut edhe pse sa here i kujtohet sapuni e ze barku ne dere gjykate,
por mbi te gjitha se ne kete vend nuk ka ende nje prokuror e gjykates qe te hetoje e gjykoje krimin me te madh mbi territorin e ketij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqiperise territor si dorovitje per ata qe e risollen ne pushtet;
Mos harroni; te gjykuar si antikushtetues!
Megjithate, cdo gje qe nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa te kete drejtesi!/abcnews.al