Në një intervistë për Abc News me gazetarin Endri Xhafo, ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Edith Harxhi foli për zhvillimet e fundit në këtë forcë politike.
PD ka ngritur tashmë Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Lidhur me këtë, Harxhi shprehu rezervat e saj.
Mirëpo, e pyetur nga gazetari, nëse ky komision i ngritur i cili u kërkon kandidatëve plotësimin e një formulari është një gjetje e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën, ajo nuk e përjashtoi.
“Mendoj që po. Zoti Basha do të dëshironte shumë që të anashkalonte figurën e liderit historik në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Harxhi, ndërsa komentoi edhe deklaratat e ditëve të fundit të komisionerëve.
LEXO EDHE: Komisioni i Vlerësimit, Harxhi: Formularin ta plotësojnë të rinjtë, jo ata që kanë 30 vjet në PD
Pjesë nga intervista:
Endri Xhafo: Është kjo një gjetje e Bashës për të përjashtuar Berishën? A do të guxonte Lulzim Basha të mos vinte Sali Berishën lista në zgjedhjet e ardhshme?
Edith Harxhi: Mendoj që po. Zoti Basha do të dëshironte shumë që të anashkalonte figurën e liderit historik në zgjedhjet e ardhshme.
Endri Xhafo: Kjo është si puna e asaj, pamë dike që ecte në ujë dhe thanë gjynah nuk di not. Çfarë do që të bëjë Basha do të dalë dikush që ti thonë.. ndërsa Bashës i është kërkuar nga shumë njerëz që ta vrasë figurën e atit.
Edith Harxhi: Unë nuk e di sa duhet të ndikohet kryetari i PD nga njerëzit që i flasin për Atin. Për mua zoti Berisha duhet të ishte zgjedhur president nderi i PD, nuk e di pse nuk është bërë, ndoshta edhe pse Berisha ka dashur të ruajë një figurë të ulët. Por nga ana tjetër mendoj se Berisha si lider historik e ka vendin aty, deri në momentin që do të dëshironte të kundërtën. Sinjalet janë dhënë nga disa anëtarë të komisionit, për sa i përket zotit Berisha. Berisha nuk është thjeshtë një person që ka kontribute dhe vlera është një figurë historike dhe themelues i PD.
Endri Xhafo: Ju po më thoni që ndani analizën që kanë bërë të tjerë që nëpërmjet Genc Rulit, Besnik Mustajt dhe pse jo edhe nëpërmjet Mark Markut, Basha do të mënjanojë Berishën në zgjedhjet e ardhshme?
Edith Harxhi: Mendoj se të tre zotërinjtë, i kam ndjekur deklaratat e dy prej tyre Rulit dhe Mustafajt, interpretimi im është i tillë që ata kanë guxuar dhe kanë menduar…
Endri Xhafo: Kjo ka nisur si proces transparence për bazën. Është thënë po ashtu që çdo parti ka nevojë të marrë nga jashtë figura akademike. Këto nuk mund të vinë si propozime të bazës. Për këtë arsye 20% e listave do të jenë të kryesia e PD. Se çfarë dëshiron Besnik Mustafaj apo Genc Rusli, Lulzim Basha fare mirë mund ta anashkalojë tek 20% që e ka kryesia.
Edith Harxhi: Nëse kjo do të ndodhë që Sali Berisha mbetet te 20% atëherë PD duhet të përfundojë misionin e saj. /abcnews.al