Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar se pandemia “ka të ngjarë të përkeqësohet gjatë muajve në vazhdim”, duke paralajmëruar se shoqëria “nuk do të jetë kurrë e njëjtë” derisa të zhvillohet një vaksinë e suksesshme.
“Gjërat nuk do të kthehen në normalitet derisa të kemi një vaksinë, tha Merkel të premten.
“Do të na duhet të jetojmë gjatë me koronavirusin , shtoi ndër të tjerash ajo.
Duke folur gjatë një konferencë për shtyp në Berlin, Merkel theksoi se “ekonomia duhet të rigjallërohet”, duke shtuar se Gjermania “do të punojë me Parlamentin Europian në mënyrë që fondi i rimëkëmbjes të zbatohet në fillim të vitit të ardhshëm”.
Komentet e kancelares vijnë vetëm një ditë pas masave të reja që Gjermania mori për të frenuar përhapjen e koronavirusit përpara fillimit të sezonit të vjeshtës dhe dimrit./abcnews.al