Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shifra të larta të infektuarish me Covid në Maqedoninë e Veriut, humbin jetën 5 persona

schedule15:32 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:32 - 28 Gusht, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur jetën dhe 159 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.018 testet, ndërsa janë regjistruar 159 raste të reja me COVID-19.

Sipas qyteteve në: Shkup-45, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli-3, Strumicë-4, Kriva Pallankë-6, Koçan-2, Probishtip-2, Pehçev-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-1.

Ndërkohë viktimat janë një paciente nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Maqedoninë e Veriut  nga fillimi i pandemisë është 14.163 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!