Policia e Shkodrës ka gjobitur me 3 milionë lekë pronarin e një restoranti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjithashtu, policia i ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit këtij biznesi për një periudhë 6 muaj.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Shkodër
Policia e Shkodrës ka ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit të subjektit, shtetases A. Z. masën administrative 3.000.000 lekë si dhe pezullimin e ushtrimit të aktivitetit për një periudhë 6 muaj.
Policia e Shkodrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./abcnews.al