Protestat në Bjellorusi, Putin: Rusia e gatshme të dërgojë policinë

schedule15:52 - 27 Gusht, 2020

schedule 15:52 - 27 Gusht, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të enjten se ai është i gatshëm të dërgojë policinë në Bjellorusi, nëse protestuesit përpiqen të shkatërrojnë rendin aktual politik.

Lukashenko është përballur me javë të tëra protestash pasi shpalli fitoren e tij në zgjedhjet e 9 gushtit, të cilat opozita i konsideron të falsifikuara.

Gjithashtu ai akuzoi fqinjët se po ndërhynin hapur në punët e Bjellorusisë duke kërkuar zgjedhje të reja dhe tha se ata po zhvillonin një “luftë hibride” kundër saj.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kritikuan zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi, duke thënë se ato nuk ishin as të lira dhe as të drejta, dhe u bënë thirrje autoriteteve që të fillojnë bisedimet për dialog me opozitën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!