Komisioni Evropian në reagimin e kësaj të enjtje, nuk përgjigjet për optimizmin e Qeverisë së ardhshme për hapjen e kapitujve me BE-në brenda vitit.
Ata nuk potencojnë nëse raporti i progresit do të jetë gati në muajt e vjeshtës megjithatë deklarohen të gatshëm të bashkëpunojnë me Qeverinë e re.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian Suzana Konze, është shprehur se nga qeveria e re presin të respektojë angazhimin ndaj BE-së në zbatimin e reformave që priten nga vendi në përputhje me legjislaturën evropiane.
“Ne presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re dhe të ndjekim qeverinë e re në zbatimin e strategjinë drejt interegtimit evropian. Ne po ashtu do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë e re në luftën kundër virusit korona. Presim që Qeveria e re ta respektojë angazhimin ndaj BE-së në zbatimin e reformave që priten nga vendi në përputhje me legjislaturën evropiane”,ka thënë Konze./abcnews.al