Përplasja mes Turqisë dhe Greqisë, ministri gjerman bën thirrje për dialog

schedule14:23 - 27 Gusht, 2020

schedule 14:23 - 27 Gusht, 2020

Manovrat ushtarake rivale në Mesdheun Lindor duhet të ndërpriten për të mundësuar dialogun mes Athinës dhe Ankarasë, theksoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në fillim të një takimi të 27 vendeve të BE-së në Berlin.

“Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike për këtë konflikt. Askush nuk dëshiron ta zgjidhë me anije luftarake” , theksoi ministri.

Berlini është angazhuar në një ndërmjetësim për zgjidhjen e krizës lidhur me eksplorimin e zonave detare të pasura me hidrokarbure./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!