Deejay i njohur shqiptar, Vicky është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai, përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke mbajtur në krah vogëlushen që e kanë pagëzuar me emrin Amal. “Vajza ime e ëmbël Amal”, shkruan Vicky krahas fotos që ka publikuar.
Kujtojmë gjithashtu se Dj Vicky dhe partnerja e tij u bënë prindër për herë të parë para tre vitesh. Ata kanë një djalë që e kanë quajtur Alen. /abcnews.al/