Thomas Strakosha, portieri shqiptar i Lazios, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit dhe ka folur për Champions League, ku gardiani kuqezi do të debutojë këtë sezon, si dhe për afrimin e portierit të njohur spanjoll, Pepe Reina.
“Po përgatitemi shumë për sezonin e ri dhe unë personalisht mezi po pres të luaj në Champions League këtë edicion. Debutimi në Champions do të jetë një ëndërr e bërë realitet. Para pandemisë, kishim një ndër mbrojtjet më të mira në Europë dhe duam që edhe këtë sezon të jemi sa më solidë në prapavijë.
Ardhja e Pepe Reinas? Jam shumë i lumtur që ai është këtu, jam i bindur se do e ndihmojmë shumë njëri-tjetrin. Ai është një portier me shumë eksperiencë dhe dua që t’i “vjedh” sekretet që ai ka. Jo vetëm Reina, edhe Peruzzi më ndihmon shumë, kemi bashkëpunim shumë të mirë mes portierëve”, tha mes të tjerash gardiani kuqezi../abcnews.al
? #Strakosha a #LSC: 'Vogliamo essere la miglior difesa. Reina mi aiuterà a crescere"
▶️ https://t.co/523Pkfcf3F pic.twitter.com/GUkWv1XMW8
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 27, 2020