91-vjeçari, Seri Petanaj, i cili u gjet i vdekur në banesë dyshohet se është vrarë. Ditën e sotme, fqinjët e të moshuarit të ndjerë rrëfejnë se i moshuari është grabitur.
Një prej tyre thotë se 91-vjeçari është gjetur në tualetin e banesës së tij i dëmtuar me thikë.
“Njeri i mirë, me djem të mirë. Sot e mora vesh që e vranë. Mirë që e vret, po pse e vjedh. I kanë marrë ca gjëra. E kishin mbytur në banjo me thikë”, shprehet ai.
LEXO EDHE: I moshuari në Vlorë u gjet i vdekur në banesë, dyshohet se është vrarë
I moshuari u gjet i vdekur dje në banesën e tij në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa jetonte vetëm. Poliia e Vlorës konfirmoi se në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime me mjet prerës. /abcnews.al