Brad Pitt duket se ka lënë pas zhgënjimet e së shkuarës dhe ka nisur një romancë të re. Aktori është fotografuar krah modeles së njohur gjermane, Nicole Poturalski në një aeroport në jug të Francës, sipas The Sun.
Pitt u pa së bashku me modelen gjermane, të cilën mediat e huaja e kanë krahasuar si një sozi të Angelina Jolie, në një avion privat në aeroportin Le Castellet, pasi Pitt fluturoi nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski.
“Ata dukeshin shumë të afërt. Ishin shumë të matur përreth njerëzve, dhe të kujdesshëm në vendet private si në makinë dhe brenda avionit privat.”, tha një burim për The Sun.
Mediat shkruajnë se Poturalski dhe Pitt po qëndrojë së bashku në shtëpinë e pushimeve të aktorit, Chateau Miraval, një rezidencë të cilën e bleu për 67 milionë dollarë në vitin 2011 së bashku me ish-bashkëshorten Jolie.
Që prej 2016-ës divorci i Jolie dhe Pitt është zvarritur. Së fundmi, kjo ndodhi për shkak se aktorja 45-vjeçare kërkoi që gjykatësi që po merret me çështjen e tyre të përjashtohet sepse mendohet të ketë lidhje me avokatin e Pitt, me pretendimin se nuk është i paanshëm. /abcnews.al/