Efekti Samuel Nikaj te Burreli, 11 afrime në kohë rekord

schedule09:48 - 27 Gusht, 2020

schedule 09:48 - 27 Gusht, 2020

Samuel Nikaj është rikthyer të drejtojë në Kategorinë e Parë dhe këtë herë do të jetë në krye të Burrelit. Shkodrani, pas disa eksperiencave në Kosovë, pranoi ofertën e matjanëve dhe planin e ka pasur të qartë që kur ka nënshkruar.

11 lojtarë të afruar, madje një pjesë e mirë e tyre që kanë luajtur edhe në Superiore. Për portën bindën Festim Mirakën, i cili vjet ishte te Bylisi dhe është një njohje e vjetër e trajnerit të portierëve, Kastriot Rama.

Taulant Sefgjinaj, dy lojtarë që kanë luajtur në Superiore me Laçin, i janë bashkuar Burrelit. Nuk mungojnë shkodranët. Denis Dyca ishte lëvizja e parë, ndërkohë që dje kanë firmosur edhe Uendi Vecaj, Donat Toma e Jasmin Raboshta.

Nga Tërbuni Burreli ka marrë futbollistët Fabio Hasa dhe Mark Dodaj. Imer Zuna është gjithashtu një prej përforcimeve, kurse nga Kosova në të Parën kalon Alban Rexhepi, të cilin trajneri Nikaj e ka pasur nën urdhra te Vushtrria. /abcnews.al