Weston McKennie, kjo është dhurata e parë për Andrea Pirlon te Juventusi. Mesfushori amerikan i Schalke 04 do të kalojë në Torino në huazim, sikurse raporton Sky Sport Italia. Bardhezinjtë do të paguajnë 3 milion euro dhe një vit më pas do të ketë mundësinë ta blejnë për 18 milion euro.
McKennie ka bërë gati valixhet dhe nesër, në ditëlindjen e 22-të të tij, do të kryejë vizitat mjekësore në J-Medical dhe më pas do të nënshkruajë kontratën që e lidh Juventusin për sezonin e ardhshëm futbollistik.
Mesfushori është pjesë e kombëtares së SHBA-ve dhe prej katër vitesh iu bashkua gjermanëve të Schalke 04. Fillimisht u aktivizua me të rinjtë dhe më pas kaloi në ekipin e parë. Sezonin e fundit ka qenë titullar dhe në 28 ndeshje ka shënuar tre gola në Bundesliga. /abcnews.al