“Na rrite me mundime”, Oriola Marashi i dedikon nënës fjalët prekëse për ditëlindje

schedule21:03 - 26 Gusht, 2020

schedule 21:03 - 26 Gusht, 2020

Orola Marashi ka qenë së fundmi në qendër të mediave rozë për shkak të lidhjes së dashurisë me futbollistin Eros Grezda.

Ajo ka treguar herë pas here anën e saj romantike me surprizat dedikuar partnerit. Ndërsa pak orë më parë, Oriola ka zbuluar se është edhe shumë emocionale.

Sot mamaja e modeles feston ditëlindjen dhe ajo nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim plot ndjenja.

“Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës , e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj . Gëzuar ditëlindjen mami im e shtrenjtë , për ty nuk mjaftojnë fjalët e gjithë botës . Kjo shkon për femren me të fortë qe i beri te gjitha vete, na rriti me sakrifica dhe mundime , dhe gjithmonë e buzëqeshur dhe e dhembsur . Te dua shume mami , sa me fat jam qe të kam”, shkruan modelja përmes një video në Instastory.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!