Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi sot se 5 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 119 janë konfirmuar të infektuar me koronavirusibrenda 24 orëve.
Mësohet se rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave.
Sakaq, Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar.
Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 578.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me Covid-19 jani diagnostikuar gjithsej 13,914 persona. Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar./abcnews.al

