Helmimi i Navalny-t, NATO kërkon hetim transparent

schedule15:34 - 26 Gusht, 2020

schedule 15:34 - 26 Gusht, 2020

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kërkoi sot një hetim transparent për helmimin e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny, duke deklaruar se nuk kishte arsye për të ngritur dyshime mbi përfundimet e mjekëve gjermanë.

“Ajo për të cilën kemi nevojë tani, është një hetim transparent për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe për të garantuar që përgjegjësit do të përgjigjen para ligjit”, theksoi Stoltenberg pas mbërritjes në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Berlin.

Edhe kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi sot një hetim të plotë dhe transparent për helmimin e opozitarit të Kremlinit, Alexei Navalny.

“Helmimi i Alexey Navalny ka tronditur botën. Britania e Madhe shpreh solidaritetin e saj për familjen e tij. Ne kemi nevojë për një hetim të plotë dhe transparent për atë që ka ndodhur. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe Britania e Madhe do t’i bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të garantuar që drejtësia të vihet në vend”, deklaroi drejtuesi konservator në një mesazh në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!