Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 3 persona në Elbasan

schedule12:29 - 26 Gusht, 2020

schedule 12:29 - 26 Gusht, 2020

Tre persona në Elbasan janë vënë në pranga pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftohet se, në pranga është vënë 28-vjeçari O.C., banues në fshatin Valas si dhe 62-vjeçari D.B., banues në fshatin Trojas të Belshit pasi janë kapur nga polcia duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Po ashtu, në pranga është vënë edhe 41-vjeçari J.K., banues në Elbasan, pasi është kapur policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi:

Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

O.C., 28 vjeç,  banues në fshatin Valas, Elbasan,  dhe D.B., 62 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh , pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

J.K., 41 vjeç, banues në Elbasan,  pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!