Përmbytjet e mëdha që janë krijuar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, kanë lënë të vdekur të paktën 70 persona dhe kanë shkatërruar qindra shtëpi në qytetin afgan, Çarikar, sipas zyrtarëve.
Të paktën 300 shtëpi janë shkatërruar në Charikar, kryeqytetin e provincës, Parvan, rreth 60 kilometra në veri të Kabulit. Numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë persona raportohen të zhdukur.
Zëvendës -presidenti, Amrullah Saleh ka deklaruar se një ekip i zyrtarëve qeveritarë do të shkojnë në Parvan për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara./abcnews.al