Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, foli në konferencë për shtyp pas ndeshjes së humbur 0-1 ndaj Crvena Zvezdës, që solli dhe eliminimin e Tiranës nga UEFA Champions League. Në fjalën e tij, strategu bardheblu tha: “Ne aq lojtarë kishim, aq mundësi kishim për të bërë ndërrime. Nuk kishim çfarë të bënim më shumë.
Aq mund të jepnim brenda fushës. Lojtarët e rinj nuk kishim mundësi për t’iu bashkuar ekipit. Ekipi ka nevojë për lojtarë të tjerë. Ekipi ka fituar jashtëzakonisht shumë besim. Ka krijuar një personalitet dhe mentalitet fituesi.
Kemi tentuar deri në momentin e fundit për të ndryshuar fatin. Jam krenar çfarë kanë dhënë lojtarët, për të ndryshuar rezultatin. Rastet e humbura? Jemi njerëz, jemi mërzitur. Diçka normale. I kam thënë çunave që nuk duhet mërzitur.
Kështu e ka vendosur Zoti që do të ndodhë. Nuk jam mërzitur fare, jam shumë i kënaqur. Jeta vazhdon. Do të luajmë fatet tona, në Ligën e Europës. Me ndihmën e Zotit, mund të futemi në grupet e Ligës së Europës”, u shpreh trajneri Egbo./abcnews.al