Një 28 vjeçare australiane është dënuar me gjashtë muaj burg, pasi kishte shkelur rregullat e karantinës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gjykata në Australi ka dënuar për mosrespektimin e rregullave të koronavirusit bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Emergjencave të Australisë Perëndimore, të renë Asher Faye Vander Sanden.
Ndër të tjera bëhet me dije se ajo kishte udhëtuar drejt Australisë Perëndimore dhe duhet të karantinohej për 14 ditë me shpenzimet e saj, në vend të kësaj ajo ishte fshehur në kufirin me Australinë e Jugut në një kamion.
Ndërkohë deri më tani si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 25.053 persona./abcnews.al

