Mbrojtësi i Manchester United dhe i Anglisë, Harry Maguire, është në qendër të vëmendjes pas një sherri dhe arrestimit të tij në Mykonos, në Greqi. Anglezi u konfrontua me një grup njerëzish që sipas tij kanë shqetësuar të motrën dhe pas sherrit, ka ardhur edhe policia.
Gjithashtu, Maguire ka shtyrë e goditur edhe një oficer policie, që ishte civil në ato momente. Maguire u arrestua dhe sot ka marrë vendimin nga Gjykata e Mykonos.
Maguire është shpallur fajtor për tre akuza: Ryshfet, rezistim ndaj arrestit dhe dhunë në ambiente publike. Një gjobë e majme pritet për të. Më shumë zhvillime, në vijim…/abcnews.al
BREAKING: Harry Maguire found guilty of aggravated assault, resisting arrest and repeated attempts of bribery.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 25, 2020