Në ambasadën shqiptare në Athinë vijojnë të krijohen radhë të gjata nga qytetarët shqiptarë të cilët kërkojnë të marrin pasaportat apo që duan të aplikojnë për kartat e identitetit.
Siç shihet në videon e siguruar nga abcnews.al, qytetarët shqiptarë shihen të grumbulluar përpara selisë diplomatike prej orësh.
Ambasada jonë në Athinë, disa ditë më parë kërkoi që qytetarët të respektojnë oraret e përcaktuara në mënyrë që të mos krijohen radhë të gjata.
Por përsëri vijojnë radhët dhe fluksi i emigrantëve përpara ambasadës në Athinë./abcnews.al