Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet meteori si ylber, mbetje e sistemit të hershëm diellor

schedule15:16 - 25 Gusht, 2020

schedule 15:16 - 25 Gusht, 2020

Një meteorit i vogël në ngjyrë ylberi është zbuluar në Kosta Rika. Guri kozmik ishte pjesë e asteroidit që ra në Tokë në Prill të 2019-ës, duke u copëtuar në dy fshatra, La Palmera dhe Aguas Zarcas. Sipas shkencëtarëve, meteoriti i quajtur Aguas Zarcas, mund të ketë përbërje nga komplekse karboni, pasi besohet se është krijuar nga i njëjti pluhur si Rruga e Qumështit.

Guri shkëmbor peshon më shumë se 1 kilogram. Ekspertët e studiuan meteoritin me ndihmën e pajisjeve të specializuara nga Seksioni i Petrografisë dhe Gjeokimisë i Shkollës së Gjeologjisë për më shumë se një vit. Sipas tyre, guri shëmbor është një kondrit karboni, i cili u formua përpara se të zhvillohej dielli ynë.

Shkëmbinjtë si ai që gjendet në Aguas Zarcas përmbajnë gjithashtu molekula organike siç janë aminoacidet që janë një nga përbërësit themelorë të proteinave. Meteori përmban elementë të ngjashëm me ato që ekzistonin kur u formua sistemi diellor. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!