Një 20-vjeçare dyshohet se është vetëplagosur në Kavajë. Policia njofton se rreth orës 19:30, në fshatin Mengaj, B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.
E reja është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:30, është njoftuar salla operative se në fshatin Mengaj, Kavajë, shtetasja B.K., 20 vjeçe, në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al