Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, është transferuar te skuadra e Torinos në Serie A. Mbrojtësi dardan është larguar nga ekipi i Standard Liege në Belgjikë dhe ka kaluar në elitën e futbollit italian.
Ekipi i Torinos ka shpenzuar plot 5.5 milion euro për firmën e mbrojtësit, i cili do të nisë një aventurë të re në Itali. Një transferim i shkëlqyer për mbrojtësin dardan.
Ndërsa mbrojtësi shqiptar, Federik Veseli, duket se do të largohet nga Empoli për t’u transferuar tek ekipi tjetër i Serie B, Salernitana. Veseli firmos deri në qershor të vitit 2022./abcnews.al