Ekipi i Prishtinës ka pasur shumë probleme ditët e fundit, në prag të ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e UEFA Europa League kundër Lincoln.
Pas shtyrjes së takimit për shkak të rasteve të shumta pozitive me COVID te Prishtina, sot është marrë dhe vendimi zyrtar për këtë sfidë.
UEFA ka vendosur që sfida të mos zhvillohet dhe të fitohet në tavolinë nga Lincoln me rezultatin 3-0. Prishtina eliminohet pa luajtur, Lincoln vazhdon në raundin tjetër./abcnews.al