Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Peqin, ku pas vdekjes është marrë përgjigja e tamponit për një të moshuar.
Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për Abc News se në Peqin dy të moshuar kanë ndërruar jetën pak ditë më parë një në spital dhe tjetri në banesën e tij ju morën tamponët vetëm 24 orë para se të mbyllnin sytë. Burimet tregojnë se përgjigjia e analizës ju erdhi familjarëve 3 ditë më pasi ata u varrosën, të cilët rezultuan të infektuar me Covid.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus katër raste të reja.
Burime për Abc Neës bëjnë me dije se rastet e reja janë dy punonjës të burgut të Peqinit, i cili është kthyer në vatër masive infeksioni, duke e çuar në mbi 30 numrin e të infektuarve.
Ndër të tjera mësohet se të gjithë të infektuarit në burg, janë punonjës të sigurisë së lartë.
Ndërkohë në Peqin mësohet se tamponi i është bërë edhe një të moshuari që ka ndërruar jetë i cili ka rezultuar pozitivë./abcnews.al