Dita e djeshme për këngëtaren dhe aktoren e njohur Miley Cyrus ka qenë shumë e trishtë. Ajo ka humbur gjyshen e saj, Loretta Finley dhe përmes një postimi në rrjetet sociale e ka ndarë këtë moment të hidhur me të gjithë.
Miley ndau disa foto e video në Instagram me gjyshen e saj të cilën e quan “Mammie” dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër prekëse.
“Edhe pse je larguar …. asgjë nuk do të ndryshojë. Ti do të jesh gjithmonë ikona ime e frymëzimit dhe e modës”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se pak kohë më parë Miley i dha fund lidhjes me Cody Simpson dhe kjo tashmë nuk është një periudhë fort e mirë për të./abcnews.al
View this post on Instagram
View this post on Instagram

