Raporti i OBSH për mjekët në Shqipëri, Meta: Sa më parë investime e politika për të shtuar stafin

schedule10:52 - 24 Gusht, 2020

schedule 10:52 - 24 Gusht, 2020

Presidenti Meta ka shprehur shqetësimin për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri, i cili sipas raportit të OBSH-së, është prej më të pakteve në gjithë botën.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i bëri thirrje qeverisë që të bëjë sa më shumë investime në shëndetësi, si një nga shtyllat kyçe për çdo shoqëri, veçanërisht për pandeminë me të cilën po përballemi:

“Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar”, shkruan Meta.

Presidenti theksoi se vendi ka nevojë për “politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor”.

Sipas të dhënave të OBSH-së për vitin 2016, Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 10 mijë banorë në Europë dhe një ndër të fundit në gjithë botën.

Numri i mjekëve në vend mendohet se aktualisht është edhe më i ulët pas emigracionit masiv që ka karakterizuar profesionin e mjekut vitet e fundit, me destinacion kryesisht Gjermaninë.

Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor.

OBSH…

Posted by Ilir Meta on Monday, August 24, 2020

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!