Gjobë kush del me fanellën e PSG, ky ishte vendimi i marrë në Marsejë për ditën e finales së Champions, mes kampionëve të Francës dhe Bayern Munich.
Përleshjet e para disa ditëve mes tifozëve të dy klubeve të mëdha në Francë bënë autoritetet shtetërore të marrin masa paraprake që të mos kishte probleme.
Marseille erupts as PSG lose the Champions’ League final: “Where are all the Parisians now?” pic.twitter.com/YGrr0ihBOv
— Get French Football News (@GFFN) August 23, 2020
Në fund të finales festuan tifozët e Marseille. Ata dolën rrugëve të qytetit dhe nuk munguan thirrjet “Ku janë parizienët tani”. PSG u mposht nga Bayern 1-0 dhe Marseille mbetet ekipi i vetëm francez që e ka fituar Champions League. /abcnews.al