Kriza në Bjellorusi, Rama ripërsërit “ofertën” për ndërmjetësimin e dialogut, i dërgon letër Lukashenkos

schedule17:46 - 23 Gusht, 2020

schedule 17:46 - 23 Gusht, 2020

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e kryesursit të OSBE-së i ka dërguar një letër Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Në letrën e firmosur nga Rama dhe ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të OSBE-së, theksohet edhe njëherë oferta për ndërmjetësimin e dialogut në Bjellorusi, ku vendi është përfshirë nga protestat e shumta.

“I nderuar zoti President, si kryesuesi i OSBE-së, po ndjekim nga afër situatën e krijuar në Bjellorusi. Do të donim t’ju rikujtonim ofertën tonë për të vizituar nga afër Bjellorusinë, që të dëgjojmë dhe të gjejmë një zgjidhje për sfidat që po kalon vendi. Jemi të gatshëm të zgjerojmë mbështetjen tonë”, shkruhet ndër të tjera në letër.

Letra:

Pas zgjedhjeve të dhunshme në Bjellorusi, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan gjatë protestave.

Zgjedhjet e fituara nga Lukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, dhe ndodhet në mandatin e tij të gjashtë, janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE.

BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenkon kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya.

SHBA i ka bërë thirrje që Lukashenkos të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën.

Edhe BE-ja, përmes një deklarate zyrtare nga Presdenti Macron dhe Mercel ka mbështetur ndërhyrjen e OSBE-së në këtë debat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!