Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, Philip Lahm, ka folur në vigjilje të finales mes bavarezëve dhe PSG-së. Legjenda e futbollit gjerman ka thënë për ZDF se Bayern është ekipi favorit për të triumfuar në finale.
“Nëse shikojmë në të kaluarën e Bayern Munchen, kanë qenë Ottmar Hitzfeld ose Jupp Heynckes, dhe këta trajnerë kanë qenë gjithmonë një pikë force të skuadrës. Ata nuk binin në sy, por e dinin si të punonin me skuadrën. Dhe është saktësisht në këtë mënyrë që Hansi Flick ka arritur të mbledhë forcat brenda klubit dhe ta kthejë grupin në një armë më shumë.
Ka parë se te kush mund të besojë plotësisht, kush është i rëndësishëm për skuadrën. Bayern Munchen ka gjetur përsëri veten dhe për këtë arsye mendoj se është pak më favorit për finalen”, u shpreh Lahm./abcnews.al