Këshilli i emërimeve në drejtësi s’kualifikoi dhe kandidatin e fundit pretendent për në Gjykatën Kushtetuese, Shaqir Hasanaj, duke i hapur rrugë tashmë rinisjes së procedurës nga fillimi.
Dy institucionet Presidenca dhe Kuvendi, ashtu siç ligji e parashikon, duhet të rihapin aplikimet për 3 vendet vakante në Kushtetuese, dy vende bosh të shpallura nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti, procedurë e nisur që në vitin 2018. Por juristët sërish kanë pritshmëri minimaliste për rezultatet që kjo mund të sjellë.
“Kjo procedurë, rutinë, nuk prodhon rezultatet që priten. Tashmë pothuajse është konsumuar rrethi i personave që plotësojnë kriteret për këtë gjykatë”.
Sipas njohësit të ligjeve të reformës në drejtësi, Jordan Daci ka dy rrugë që mund të përshpejtojnë plotësimin e Gjykatës themeltare të shtetit:
“Ose një ndërhyrje legjislative që do të ndërhynë përfundimisht dhe të gjithë institucionet të flasin me një gjuhë”.
Sa i përket prekjes së legjislacionit, juristi Daci sugjeron rishikimin e kritereve të personave që mund të aplikojnë dhe të bëhen kandidatë potencial për në Kushtetuese.
“Rishikimi i kandidatëve kriteri i pasjes së funksioneve politike këshilltarë, në presidencë, në kryeministri”.
Numri i pretendentëve mund të rritej nëse dyert e Gjykatës do të hapen dhe për të shkolluarit jashtë vendit.
“Aktualisht aplikojnë vetëm ata që kanë përfunduar studimet në shkollën e magjistraturës, tu hapen dyert të shkolluarve jashtë”.
Gjykata themeltare është jashtë funksionit që prej marsit të vitit 2018. Aktualisht ajo është me 4 anëtarë të cilët përmes mbledhjeve të Kolegjeve të gjykatës vendosin cilat çështje do i kalojnë dhe cilat i ndalojnë për vendim, në momentin që do të bëhet funksionale./abcnews.al