Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë pushimet në jug të vendit

schedule15:30 - 23 Gusht, 2020

schedule 15:30 - 23 Gusht, 2020

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata janë shumë aktivë në rrjete sociale, ku shpesh ndajnë momente së bashku e djalin e tyre, Zërin.

Këto ditë të nxehta vere, çifti i njohur ka vendosur t’i kalojë në jug të vendit. Nga fotot e siguruara nga abcnews.al, shihet çifti së bashku me djalin, të cilët ndodhen në një lokal në Radhimë.

Kujtojmë që dyshja është përfolur së fundmi se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Pak ditë më parë, Prive.al raportoi se moderatorja është në pritje të ëmbël, megjithëse kjo e fundit është kujdesur ta këtë mbajë larg vëmendjes së mediave. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!