Jurgen Uldedaj dhe Robin (Haxhi) Krasniqi janë rikthyer triumfues në duelet e mbrëmjes së 22 Gushtit. Dy boksierët shqiptarë ishin pjesë e një eventi të organizuar në Magdeburg të Gjermanisë.
Lezhjani Uldedaj e pati shumë të lehtë ndaj kroatit Robert Grguriç teksa fitoi me nokaut në raundin e dytë. Kjo është fitorja e 12-të në karrierën e 22-vjeçarit, i cili u rikthye në ring pas një pauze 1-vjeçare. Dueli u zhvillua në kategorinë cruiserweight (deri në 91 kilogramë).
Fitore me nokaut edhe për Robin (Haxhi) Krasniqin. Boksieri i njohur shqiptar mundi me nokaut në raundin e 6-të çekun Stanislav Eschner. 33-vjeçari ka bërë të ditur se tani e tutje do vijojë karrierën në kategorinë “light-heavyweight” (deri në 79 Kg). /abcnews.al