Dialogu Kosovë-Serbi, Shtëpia e Bardhë zbulon kur do mbahet takimi në Washington

schedule22:07 - 22 Gusht, 2020

schedule 22:07 - 22 Gusht, 2020

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Ullyot, e ka konfirmuar për Gazetën Express se takimi në mes Kosovës dhe Serbisë i paralajmëruar të mbahej me 2 shtator në Washington është shtyrë për datën 4 shtator.

“Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien ka ftuar liderët e Serbisë dhe Kosovës në Ëashington për datën 4 shtator. Bisedimet janë shtyrë për dy ditë për shkak të agjendës”, ka thënë ai për Gazetën Express.

Më tej ai ka shtuar se SHBA-ja mezi pret vazhdimin e bisedimeve, duke specifikuar se temat ekonomike janë baza drejt avancimit në procesin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mezi presin këto bisedime të rëndësishme në mes të presidentit Vucic dhe kryeministrit Hoti. Ne besojmë që progresi në ekonomi, përfshirë krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitja e rritjes ekonomike janë hapat e parë drejt avancimit në procesin e paqes”, ka përfunduar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!